Sonte ASISTI 600 – JUBILAR DHE I VEÇANTË
Saktësisht 23 vjet, 2 muaj e 3 javë më parë filloi fluturimi i gjatë basketbollistik i ASISTIT dhe sot e feston episodin e 600. jubilar.
Me 2 Tetor 2001, në ora 20:00, startoi historia e ASISTIT e gjatë më se dy dekada si emisioni i parë në histori të medieve shqiptare i cili i dedikohet vetëm dhe ekskluzivisht basketbollit.
Sot e kësaj dite ASISTI mbetet i tillë, lokomotivë e këtij sporti të bukur
Për më shumë se dy dekada, duke analizuar gjitha ngjarjet e basketbollit kosovar dhe ndërkombëtarë ASISTI u shndërrua në njërin prej programeve më të popullarizuara dhe shikuara sportive në vendin tonë.
Ndikimi i ASISTIT në promovimin dhe popullarizimin e basketbollit në Kosovë ishte i madh.
Pavarësisht nëse shikonte sport apo jo, publiku u dashurua në ASIST dhe kjo ndikoi që dashuria për basketbollin kosovar të rritet. Për më tepër, ASISTI ndikoi që gjatë dekadës së parë të shekullit 21 basketbolli të shndërrohet në sportin numër një në Kosovë dhe kjo bëri jehonë të madhe edhe jashtë kufijve tonë.
Gjatë 599 episodeve paraprake, në mbi 60 mijë minuta të transmetuara, ASISTI prezantoi ngjarjet më të rëndësishme dhe madhore të basketbollit kosovar dhe atij ndërkombëtar
Për më shumë se dy dekada, në ASIST parakaluan shumë yje të elitës së basketbollit kosovar por edhe personalitete të basketbollit evropian e botëror të cilat sot ekskluzivisht në ASIST flasin për këtë program.
Ish NBA ylli kroat Gordan Giriqek, ish kampioni i Evropës Damir Mullaomeroviq, trajneri më i mirë në Kosovë këto 5 vitet e fundit dhe emri i njohur i basketbollit evropian Adis Beqiargiqi, Ermal Kuqo shqiptari më i famshëm dhe ish ylli i Eorleagues, Fatmir Cuka ish trajner në NBA i Zaza Pachulias e Tracy McGradyt, e shumë e shumë personalitete të basketbollit kosovar, evropian dhe atij botëror sonte flasin për rëndësin e ASISTIT në episodin e 600 jubilar që do të jemë shumë më special dhe maratonik.
Do të jetë më special jo vetëm për shkak të jubileut por edhe për faktin se sonte ASISTIN e udhëheqin Ulpiana Emra me Andin Rashicën kurse mysafir është asistuesi i juaj: Agon Fehmiu.
Agoni sonte rrëfen tregimin e tij:
Si dhe pse filloi ASISTI?
Si arriti të qëndron kaq gjatë, gati çerek shekulli?
Cilat ishin momentet më të vështira?
Rrëfimet që kurrë nuk i keni dëgjuar mbi Agon Fehmiun , sonte në ASISTIN 600.
Natyrisht , ASISTI pa aksion basketbolli nuk shkon hiç andaj edhe sonte ASISTI sjell përmbledhjet e Ligës Unike të Meshkujve dhe Femrave, analiza e xhiros 13 përplot me befasi nga Procredit Superliga.
Peja mposht kampionen aktuale Trepçën dhe Vëllaznimi e befason Golden Eagle Yllin në Therandë. Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën në Prishtinën kurse Bora në duel direkt të fundit të tabelës mposhti rivalin Proton Cable Prizrenin. Plus, blloku special Pesëshja dhe MVP i javës.
Laureatët 2024, ceremonia e cila shpalli më të mirët e vitit 2024 vjen e përmnbledhur sonte në ASISTIN jubilar sikurse edhe blloku i dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë i cili sjell lajmet e fundit mbi shfaqjet e lojtarëve dhe trajnerëve shqiptarë.
Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave.
Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 600 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova
Komentet janë të mbyllura.