Basketboll

Nënkampioni e pret kampionin sonte në derbin e xhiros

Superliga e Kosovës vazhdon sonte me dy ndeshjet e fundit të interesante në fundjavë, ku zhvillohet java e 23-të.

Kampionati po shkon drejt fundit të garave të rregullta, ku secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra dhe lufta për çdo pozitë në tabelë është e madhe.

Sonte përballen finalistët e edicionit të kaluar Golden Eagle Ylli dhe Trepça. Therandasit renditen në pozitën e gjashtë me nëntë fitore e 13 humbje, derisa mitrovicasit kanë 15 fitore e shtatë humbje.

Ky derbi fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Sport4.

Komentet janë të mbyllura.