Basketboll

Tradita vazhdon – Kupa te vendi i Kupave me Grapeland në ASIST

ASISTI 614 sjell Kupën te vendi i Kupave , kësaj here kampionët e Ligës së Parë të Kosovës në Basketboll për meshkuj dhe anëtarët e ri të Superligës: Grapeland nga Rahoveci.

Pas një finale fantastike dhe dramatike me KEK-un , rahovecianët inkuadrohen në elitën e basketbollit kosovar duke i kthyer ndeshjet e Superligës në palestrën Mizahir Isma pas 2 viteve.

Skuadra Grapeland duke shkuar hapave të Feronikelit dhe Borësm bëhet skuadra e tretë në histori të basketbollit kosovar e cila menjëherë pas themelimit arrin sukses dhe fiton trofeun e Kupës së Kosovës për Ligën e Parë dhe inkuadrohet në elitë.

Si u themelua klubi i ri i qytetit pas problemeve që i pati KB Rahoveci?

Si erdhi deri te angazhimi i Bujar Locit që për herë të dytë në histori po i udhëheq rahovecianët drejt elitës?

Si u arrit ky sukses?

Cilat ishin sfidat?

Cilat janë planet e Grapeland dhe sa kanë mbështetje?

Sa do të jenë të gatshëm për elitë?

Gjitha këto do ti diskutojmë me mysafirët sonte me arkitektët e këtij suksesi i cili ua ktheu buzëqeshjen basketbollistik vreshtarëve përsëri: Indrit Krasniqin, kryetarin e Grapeland, Bujar Locin kryetrajnerin dhe Burim Zekiqin.

Pjesa e dytë e emisionit i dedikohet elitës së basketbollit kosovar dhe dy ndeshjeve të para çerekfinale të Play Offit të ProCredit Superligës e cila po na sjell drama fantastike basketbollistike dhe seri të mrekullueshme midis Sigal Prishtinës e Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit e Pejës ku rezultatet janë baraz 1:1.

Ndeshjet e treta vendimtare zhvillohen të mërkurën. Kush do t’i bashkohet Bashkimit dhe Trepçës në gjysmëfinale mbetet të shihet dhe këtë do ta diskutojmë sonte në ASIST.

Në pjesën e tretë vjen blloku i finaleve të Superligës së Femrave ku Bashkimi po udhëheq me 2: ndaj Pejës 03 dhe është një hap para fitimit të titullit të tretë rresht dhe të nëntin në histori të basketbollit të pavarur femror kosovar.

Krejt në fund, ASISTI sjell ajkën dhe Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave.

Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 614 sonte shumë të nxehtë nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.