Basketboll

Borea kampione e Kosovës me gjeneratën U14

Klubi i basketbollit Borea ka arritur të kurorëzohet kampion i Kosovës për gjeneratat e reja U14 në konkurrencën e meshkujve, duke treguar edhe një herë forcën e shkollës së basketbollit nga Peja.

Në finalen vendimtare ndaj Grapelandit të Rahovecit, pas një serie barazimi 1:1, djemtë e Boreas të udhëhequr nga trajneri perspektiv Roni Pupovci, treguan lojë të disiplinuar dhe dominuan në parket, duke fituar me rezultat 64:52.

Ky triumf është një tjetër dëshmi e traditës së Boreas për zhvillimin e talenteve të rinj.

Klubi i Boreas garon edhe me ekipin e seniorëve në Ligën e Parë të Kosovës – gjithashtu me lojtarë të rinj të rritur brenda akademisë.

Komentet janë të mbyllura.