Kosova U18 mposhtet nga Azerbejxhani dhe e mbyll Evropianin si e fundit
Në ndeshjen e fundit të FIBA Kampionatit Evropian U18 – Divizioni B, Kosova U18 u përball me Azerbajxhanin për vendin e 21-të në renditjen përfundimtare.
Ekipi ynë përfaqësueses u mposht 81–77 nga ekipi azer, sonte në duelin e fundit.
Besim Bytyqi shënoi plot 32 pikë te Kosova sot, derisa Mal Tusuni kishte 18, megjithatë s’mjaftuan për fitore.
Me këtë humbje, Kosova e përfundon Kampionatin Evropian U18 në vendin e 22-të, pozita e fundit në këtë edicion të Divizionit B dhe bie në Divizionin C.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.