Basketboll

FBK lëshon reagim pas thirrjeve antishqiptare nga tifozët maqedonas

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) para pak çastesh ka reaguar me shqetësim pas gjuhës fyese dhe ofenduese që është përdorur para dy ditësh, ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2027, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Sipas reagimit zyrtar, gjatë kësaj ndeshje janë dëgjuar ofendime të rënda ndaj shqiptarëve, të cilat FBK i cilëson si të papranueshme dhe të dënueshme, duke theksuar se sjellje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat sportive dhe njerëzore dhe nuk duhet të kenë vend në asnjë arenë sportive.

“Basketbolli duhet të jetë vend i bashkimit, e jo ndarjes dhe urrejtjes”, thuhet në reagimin e FBK-së.

FBK shpreh besimin se organet përkatëse do të marrin masa ndaj personave të përfshirë në këto sjellje të pahijshme, duke rikujtuar se sporti duhet të mbetet një hapësirë ku respektohen të gjithë, pa dallim kombësie. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.