Basketboll

FBK në pritje të vendimit për themelimin e ligës U19 te meshkujt

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar klubet anëtare se është në pritje të vendimit nga Bordi i saj lidhur me miratimin ose jo të ligës për kategorinë U19 meshkuj.

Vendimi pritet të merret brenda kësaj jave, duke shënuar një hap të rëndësishëm për organizimin dhe zhvillimin e basketbollit në Kosovë në këtë grupmoshë.

Pas përcaktimit përfundimtar të kategorive të reja, klubet do të kenë mundësinë të paraqesin ekipet e tyre për secilën gjeneratë përkatëse. Për këtë qëllim, çdo klub do të marrë një formular në format Excel, ku duhet të plotësojë të dhënat për ekipet që do të paraqiten dhe gjeneratën në të cilën do të konkurrojnë.

Ky do të ishte një hap tejet i qëlluar për zhvillimin e lojtarëve të rinj në basketbollin kosovar dhe motiv për të punuar edhe më shumë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.