Basketboll

KREU I FBK-SË KONFIRMON EKIPET KOSOVARE QË DO JENË PJESË E LIGËS SË PËRBASHKËT SHQIPTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga e përbashkët mes ekipeve kosovare dhe atyre shqiptare që pritet të nisë në fund të muajit shtator të këtij viti, pritet të jetë tejet interesante dhe tërheqëse për publikun.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu në Sports Show të Klan Kosovës, ka treguar emrat e ekipeve që do jenë pjesë e kësaj lige që pritet të nisë në shtator të këtij viti.

Sa i përket ekipeve nga Kosova, kemi shkuar në sistemin e katër ekipeve të ranguara më së larti në tabelën e Superligës sonë por edhe nga ajo e Shqipërisë dhe nga ajo i kemi nxjerrur. Pra në vitin e parë garues, pritet të jenë pjesëmarrëse: Prishtina, Rahoveci, Ylli dhe Peja, pastaj në çdo vit, vendoset sipas renditjes tabelare se kush do të jetë pjesë e saj”, tha kreu i FBK-së. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.