Basketboll

JANJEVA MERR SHIRITIN E KAPITENIT TE PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pensionimi i kapitenit legjendar të Prishtinës, Edmond Azemi ka bërë që ky shirit të mbetet i zbrazët tek kampioni i shumëfishtë i Kosovës.

Por klubi i Sigal Prishtinës ka njoftuar pak çaste më parë se ka emëruar kapitenin e ri të ekipit e që do jetë, Muhamedali Janjeva.

”Sot në zyret e klubit Presidenti Burim Maraj, drejtori Edmond Azemi kanë bërë të ditur se Muhamedali Janjeva do të jetë kapiteni i klubit më të trofeshëm shqiptar Sigal Prishtina, ndërsa Don Polloshka do të jetë zv. kapiten. Dy djem të kryeqytetit të cilët janë rritur me dashninë për klubin tonë do të jenë bartës të ekipit bardh e kaltër.Presidenti Maraj së bashku me drejtuesit e klubit do të kenë fokus të veqant zhvillimin e lojtarëve vendorë”,
thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prishtina.
Sigal Prishtina nesër e zhvillon ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Kosovës, njëherazit e para për këtë edicion të garave.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.