Basketboll

Lojtarë/e të shumtë nga Kosova në USA, shpresë e së ardhmes për Përfaqësuesen

Prishtinë(AsistiOnline) – Një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës jetojnë dhe veprojnë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I tillë është edhe rasti i disa basketbollistëve/eve të rinjë nga vendi i ynë, që po i ndjekin ëndrrat e tyre në këtë shtet i cili basketbollin e ka, sportin më të zhvilluar në botë.

Pothuajse çdo vit, një numër i basketbollistëve të rinjë nga Kosova, dalin në SHBA për ta provuar veten, madje njejtë ka ndodhur edhe sivjet me Jon Ismajlin te meshkujt dhe Rea Ukajn te femrat.

Për vite me radhë, Dardan Kapiti po zhvillohet në SHBA, madje në Ligën më të fortë të kolegjeve atje, NCAA1, sivjet te ekipi i ”Eastern Kentucky University Colonels”, atje ku tashmë e ka nisur stinorin e ri.

Dardan Kapiti

 

Te kolegjet amerikane luan prej 3 vitesh edhe Etnik Peci, por në një rang më poshtë me kolegjin ”Felician” në NCAA2 e ku po shkëlqen me paraqitje fantastike, ai ka mbetur aty edhe sivjet.

Etnik Peci

Ngritje në karrierën e tij në SHBA, sivjet ka bërë pejani, Rron Ukaj që nga NAIA Konferenca, ka kaluar në NCAA2 te ”University of Virginia’s College at Wise Hihgland Cavaliers”.

Rron Ukaj
Arlind Konjuhi

Në këtë shtet të fuqishëm, është i lindur dhe rritur një super-talent me prejardhje nga Kosova, Arlind Konjuhi i cili jeton dhe vepron me familje në Houston të SHBA-ve dhe njihet prej talentëve më të mëdhenjë në këtë distrikt. Ai në dy vitet e fundit ka pranuar të luajë edhe për shpresat e Kosovës.

Nga Kanadaja për në SHBA, sivjet ka kaluar edhe talenti tjetër me prejardhje nga Peja e Kosovës, Rron Radoniqi i cili tash po ndjek shkollimin dhe stërvitjet në Chicago dhe i cili ka një talent të madh për basketboll, natyrisht që në të ardhmen Kosova mund të llogarisë tek ai, por duhet të tregojë interesim dhe tretman të mirë për të.

Rron Radoniqi

 

 

 

 

Jon Ismajli

 

 

 

 

 

 

 

Siç e thamë edhe në fillim, sivjet në SHBA nga Kosova është transferuar edhe Jon Ismajli, një prej talentëve më të mëdhenjë puro-vendor, njëherazit i biri i ish-lojtarit të Prishtinës, Afrim Ismajlit. Joni ka nënshkruajtur me njërën prej gjimnazeve më cilësore (TOP-10) aktualisht në SHBA, konkretisht në shtetin e New Jersey.

Në SHBA, sivjet do të luajnë edhe Dea Pushkolli, Astera Tuhina dhe Rea Ukaj:

Në fakt, Dea edhe më herët ka qenë atje, por sivjet është transferuar në kolegjin nga NCAA1 ”Univeristy of Duquesne Lady Dukes” i cili ndodhet në Pittsburgh të Pensilvanisë.

Dea Pushkolli

 

Nga Spanja në SHBA, sivjet është transferuar edhe Astera Tuhina, një prej shpresave të basketbollit kosovar femëror. Tuhina ka nënshkruar për kolegjin ”Washingon State Cougars”, ku do të garojë në NCAA Divizioni 1.

Astera Tuhina
Rea Ukaj

 

 

 

Një tjetër basketbolliste kosovare premtuese, sivjet e la Kosovën për të realizuar ëndrrën e saj që të luaj në vendin më të zhvilluar për basketboll. Rea Ukaj, basketbollistja e re dhe talentuar nga Peja ka fituar një bursë të majme në një shkollë të mesme mjaftë serioze në New York. 18 vjeçarja e gjatë 182 centimetra, nga ky shtator është bartur në ekipin e ”New York Military Academy (NYMA)”, atje ku po shkollohet dhe luan basketboll njëkohësisht.

 

 

 

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, ka edhe shqiptarë/e të tjerë që luajnë në SHBA, por për momentin nuk kemi informacione për ta dhe në momentin që i marrim ato, ne do ta përditësojmë lajmin dhe do të raportojmë për ta. AsistiOnline.com çdoherë do të jetë në shërbim të basketbollistëve/eve shqiptarë/e në mbarë botën.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.