Basketboll

FSHB i drejtohet zyrtarisht FIBA-s pas thirrjeve raciste në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) duket se ka ndërmarrë hapa zyrtarë ndaj thirrjeve me përmbajtje raciste që u dëgjuan gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA World Cup mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në qytetin e Kumanovës.

FSHB ka dërguar një letër zyrtare në adresë të FIBA World, ku ka denoncuar ngjarjen dhe ka kërkuar marrjen e masave konkrete ndaj çdo akti që bie ndesh me parimet e barazisë, respektit dhe frymës që përfaqëson sporti.

Në reagimin e saj, Federata thekson se basketbolli duhet të jetë një hapësirë për bashkëpunim, respekt dhe përfaqësim dinjitoz, dhe jo një platformë për gjuhën e urrejtjes apo çdo formë diskriminimi.

FSHB shpreh bindjen se organet ndërkombëtare do të trajtojnë me seriozitet këtë incident dhe do të veprojnë në përputhje me standardet që promovon vetë FIBA në nivel global. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.