Basketboll

MACCABI ARRIN FITORE NË RUSI

Prishtinë (AsistiOnline) – Maccabi Tel Aviv ka arritur fitore të madhe si mysafir i  Khimki Moskës në Euroligë.

Ekipi izraelit ka shënuar fitore të ngushtë(71-76), por shumë të rëndësishme ndaj një ekipi të papërshtatshëm si Khimki në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në  Krylatskoe Sport Palace të Moskës.

Në këtë fitore të madhe të Maccabit, që po mëton play off-in, rol të rëndësishëm luajtën, Michael Roll me 17 pikë, si dhe Johnny O’Bryant me double, double(16pk, 11krc).

Ndërsa, tek Khimki 17 pikët e Alexey Shved ishin të pavlefshme, pasiqë skuadra e tij e humbi ndeshjen e sontme.

Ky takim, ishte tejet interesant nga fillimi e deri në fund. Pasiqë periudhat e takimit shkuan ngushtë. Por dallimi u bë gjatë çerekut të parë, kur Maccabi krijoi avantazh prej 10 pikësh dhe që më pastaj e administroi rezultatin shumë mirë deri në fund. Duke arritur fitore tejet të vlefshme për vazhdimin e stinorit.

Në xhiron e ardhshme, Maccabi e pret në shtëpi ekipin spanjoll, Gran Canaria.

Përderisa Khimki zhvillon derbin lokal rus, ndaj CSKA Moskës.

Komentet janë të mbyllura.