RILIND KRASNIQI HYN NË HISTORI, REALIZON QUADRIPLE-DOUBLE
Prishtinë (AsistiOnline) – Në ndeshjen e sontme Z Mobile Prishtina – AFK Borea, basketbollisti therandas i prishtinasve, Rilind Krasniqi ka hyrë në histori të Basketbollit Kosovar.
Rilindi në ndeshjen e sontme përballë Boreas, ka realizuar QUADRIPLE-DOUBLE. Për 34 minuta lojë efektive, ka arritur, 24 pikë, 18 kërcime, 10 asistime, si dhe 10 vjedhje topash. Pa dyshim që kjo e bën Rilindin, njërin ndër dy djelmoshat e rinjë të basketbollit kosovar, të cilët kanë shkruajtur tashmë histori pozitive në Basketbollin tonë.
Por, AsistiOnline ju sjell një histori të detajuar rreth, QUADRIPLE-DOUBLES, një e arritur nga shumë pak basketbollistë madje edhe në nivel Bote.
Kush janë tre lojtarët që përpak nuk shënuan shifrat kozmike basketbollistike: quadriple double apo dyshifror të katërfishtë. Kur dhe ne cilat ndeshje? – AsistiOnline.com
Për pak … quadriple double !
Valon Bunjaku është lojtari i parë në histori të basketbollit kosovar i cili ka shënuar quadriple double apo dyshifror të katërfisht .
Në ndeshjen kundër Boreas në Karagaq të Pejës, të dielën me 3 Shkurt 2019, plejmejkeri prishtinas shënoi : 21 pikë, 21 asistime dhe dy 12-she, 12 kërcime dhe 12 topa të vjedhur.
Kështu Valon Bunjaku edhe zyrtarisht hynë në histori të basketbollit kosovar si i pari i cili ka shënuar këto shifra kozmike . Kurrë më parë këtë nuk e kishte bërë asnjë lojtarë, qoftë vendor apo i huaj edhe pse tre prej tyre kanë qenë shumë afër ta bëjnë këtë. CILËT JANË ATA JU TREGON ASISTIONLINE
I pari, ishte Arian Maliqi
Basketbollisti i parë i cili iu afrua dyshifrorit të katërfishtë ka qenë, njëri prej talenteve më të mëdhenj të basketbollit kosovar pas luftës, Arian Maliqi.
Të dielën me 9 Tetor 2005, në atë kohë alo-fundori i ri prishtinas, në ndeshjen kundër KASTRIOTIT të Ferizajt, që Prishtina e kishte fituar me rezultat 145:63 Arian Maliqi shënoi triple-double prej 29 pikëve, 16 kërcimeve e 10 asistimeve si dhe 7 topave të vjedhur. Atij i kishin munguar tre topa të rrëmbyer për të realizuar quadriple –double
I dyti, kush tjetër …
Një vit më vonë, me 16 dhjetor 2006, plejmejkerit Samir Shaptahoviqit i cili atë sezon luante për AS Prishtinën, në duel me Vllaznimin e Gjakovës i kishin munguar vetëm 2 kërcime për dyshifror të katërfishtë. Në fitoren e AS Prishtinës kundër Vëllaznimit me rezultat 87:68, në xhiron e 14 të Superligës , në edicionin 2006-2007, Samiri kishte shënuar triple double prej 28 pikëve, 12 asistimeve dhe 11 topave të vjedhur, ndërsa kishte realizuar edhe 8 kërcime. Pra, për 2 kërcime nuk realizoi dyshifrorin e katërfishtëAsistiOnline sjell informatat, të dhënat dhe statistikat speciale mbi basketbollin kosovar që askush nuk i ka!
Kulla e papësëritshme mitrovicase, ishte në mesin e fantastikëve
Me 20 tetor 2008, në kuadër të edicionit 2008/2009, në ndeshjen Trepça – Progresi, një prej qendrave më të mira të gjitha kohëve në Kosovë, Fikret Hanxhiqi i Trepçës kishte shënuar 25 pikë, 15 kërcime, 8 topa të vjedhur dhe hiq më pakë se 7 bllokada.
Hanxhiqit i munguan vetëm 2 topa të vjedhur dhe 3 bllokada për të hyrë në histori të basketbollit kosovar si basketbollist i cili ka shënuar shifrat super-magjike, quadriple double
Dhe përsëri ishte ai… Samiri !
Me 31 Janar 2009, në kuadër të xhiros 15 të Superligës, në edicionin 2008/2009
Samir Shaptahoviqi përsëri ishte në prag të realizoi quadriple double.
Në kohën kur luante për Pejën, Samiri kundër Dritës së Gjilanit realizoi besoni apo jo 21 asistime dhe atë botë theu rekordin e vjetër të cilin e mbante ish plejmejkeri i Trepçës, Igor Milliqiq me 16 asistime për një ndeshje.
Këtë rekord e mban edhe sot e kësaj dite por tash e ndan me Valon Bunjakun.
Atëbotë, Shaptahoviqi kishte realizuar double double-in prej 28 pikëve e 21 asistimeve, ndërsa kishte shtuar edhe 8 kërcime dhe 8 topa të vjedhur.
Atij i munguan nga 2 kërcime dhe 2 topa të vjedhur, për dyshifror të katërfishtë.
Sipas kërkimeve tona, këto shifra i kishin bërë vetëm katër lojtar në NBA:
Nate Thurmond (Chicago Bulls), Alvin Robertson i SA Spurs, Hakeem Olajuvon i Houston Rockets dhe “Admirali” David Robinson qendra legjendare e SASpurs.
Në Evropë këtë e ka bërë vetëm një lojtar, atëbotë 15 vjeç, supertalenti spanjoll, Riki Rubio në gjysmëfinale të Eurobasketit për kadet në vitin 2006, kundër Kroacisë, shënoi dyshifrorin e katërfishtë të vetëm në basketbollin evropian me 19 pikë, 10 kërcime, 13 asistime dhe 11 topa të vjedhur.
Pra, Kosova vend i vogël me territor dhe popullësi, por arritjet e mëdha nuk na mungojnë.
Komentet janë të mbyllura.