Basketboll

BARÇA FITORE PËR PLAY OFF

Prishtinë (AsistiOnline) –  Ka përfunduar ndeshja e fundit për ditën e sontme në Euroligë, në mes të Barcelonës dhe Buducnosit, që u zhvillua në Palau Blaugrana(Kataloni).

Ekipi i drejtuar nga Svetislav Pesic, ka mposhtur me shumë mund,  ekipin debutues të Buducnostit sivjet në Euroligë, në një takim tejet interesant(95-83).

Buducnosti e fitoi çerekun e parë, por edhe të dytë me nga një pikë dallim(21-22, 23-24). Përderisa Barcelona arriti që të këndellet në pjesën e dytë, çerekun e tretë e fitoi me 6 pikë dallim(23-29), përderisa fitoren e vulosi në çerekun e fundit(22-14).

Pa dyshim, meritat më të mëdha në fitoren e Barçës sonte i atribuohen, Adam Hangas që shënoi 18 pikë, si dhe Rolands Smits që realizoi 14 sosh.

Tek Buducnosti u dalluan, Danilo Nikolic me 25 pikë, si dhe Nemanja Gordic me 11 pikë.

Pas kësaj fitore, Barcelona përforcon pozitën e 5-të në tabelë, duke radhitur fitoren e 16-të, krahas 12 humbjeve dhe rrugëton drejt Play Off-it. Përderisa Buducnosti ndodhet në pozitën e 15-të në tabelë, me 6 fitoreve, krahas 23 humbjeve.

 

Komentet janë të mbyllura.