Basketboll

KAMPIONI PËRBALLË NËN-KAMPIONIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Edhe një super-ndeshje na pret sonte në elitën e Basketbollit Kosovar.

Në ‘’Sezai Surroi’’ të Prizrenit, kampioni aktual, Bashkimi i bën konak nën-kampionit, Z Mobile Prishtinës. Takim ky që pritet të krijojë rivalitet të nxehtë në Prizrenin e lashtë.

Ky takim fillon nga ora, 19:00. Përderisa transmetohet, ku tjetër? Përpos në Platformën më atraktive në vendin tonë, ArtMotion. E cila padyshim që me transmetimet e saj ekskluzive, po bën revolucion në Basketbollin Kosovar.

Komentet janë të mbyllura.