Basketboll

SONTE SUPER-DUEL NË SUHAREKË

Prishtinë (AsistiOnline) – Sot starton xhiro e 25-të e Superligës së Kosovës, në plan program me një super-ndeshje.

Në njërën ndër Palestrat më simpatike në vendin tonë ‘’13 Qershori’’ në Suharekë, Ylli e pret Ponte Prizreni, duel ky tejet i rëndësishëm për të dyja ekipet që sivjet mëtojnë titullin e kampionit.

Golden Eagle Ylli do të luftojë për fitore, në mënyrë që grumbullojë sa më shumë pikë, para Play Off-it. Përderisa, Ponte Prizreni kërkon që me fitore ta ruajë vendin e 4-të në tabelë. Që po i rrezikohet nga Bashkimi. Dhe pse jo, të hyjë në garë për titull. Duke parë lojën e mirë, që ka bërë gjatë tërë stinorit.

Kjo super-ndeshje, nis në orën, 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, ArtMotion. E cila po bën revolucion në Basketbollin Kosovar.

Komentet janë të mbyllura.