Basketboll

RAHOVECI FITON BINDSHËM ME PËRMBYSJE, VAZHDON NDJEKJEN NDAJ YLLIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros së 25-të, si vendas ndaj Trepçës.

Ekipi i prirë nga Bujar Loci, ishte duke humbur në pjesën e parë -11 pikë, por në pjesën e dytë ndezi motorët së bashku me turbina dhe e fitoi takimin, madje thellë(82-66).

Pra Trepça fillimisht gjatë pjesës së parë e kishte epërsinë(16-19, 18-26). Por në pjesën e dytë, pamë një Rahovec krejt ndryshe, nga pjesa e parë. Fillimisht, vendasit e Rahovecit shkrinë epërsinë e mysafirëve, pastaj në prag të përfundimit të çerekut të tretë, kapën avantazhin(64-49). Ndërsa në çerekun e fundit, Rahoveci vetëm se e rriti epërsinë, duke e konfirmuar fitoren e radhës në elitën e Basketbollit Kosovar.

Për fitoren e Rahovecit sonte u përkujdesën, Deshon Minnis me double, double(23pk, 11ast), Fred Richardson me 25 pikë, si dhe Arian Qollaku me 16 pikë.

Përderisa tek Trepça, 15 pikët e Samir Zekiqit, si dhe 12 pikët e Aaron Andersonit ishin të pamjaftueshme për fitore.

Pas kësaj fitore, Rahoveci i afrohet vendit të dytë(Yllit), duke grumbulluar 41 pikë në vendin e tretë. Përderisa Trepça mbetet në pozitën e 6-të me 35 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.