Basketboll

FBK REFUZON ANKESËN E KB RAHOVECI PËR PËRSËRITJEN E NDESHJES ME GOLDEN EAGLE YLLIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës nuk e ka marr për shqyrtim ankesën e KB Rahoveci që ka dërguar ditë me parë lidhur me mos pranimit e pikëve në aksionin e fundit, në ndeshjen kundër Golden Eagle Yllit.

Ndërsa sipas KB Rahovecit, vendimi i FBK-së është i padrejtë:

‘’Në ankesën tonë përpos video materialit që kemi dërguar e që shihet qartë se ka pasur të bëjë me prekje të rrjetës derisa topi ishte në kosh, FBK ka vendosur që të mos fus në shqyrtim këtë kërkesë tonën për arsye siç kanë thënë të vonesave që kemi bërë në dërgimin e ankesës.

Si do që të jetë, vet fakti që FBK s’ka marr në shqyrtim këtë çështje KB Rahoveci mbetet i bindur se ka pasur të drejtë në këtë ankesë dhe që është dëmtuar në ndeshjen e fundit’’, thuhet në komunikatën e KB Rahovecit.

Komentet janë të mbyllura.