Basketboll

PLAY OFF-I NIS SOT EDHE NË LIGËN E DYTË

Prishtinë (AsistiOnline) – Sot nis Play Off-i edhe për Ligën e dytë të Meshkujve.

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka publikuar emrat e katër ekipeve që kanë arritur në këtë fazë.

Sot dhe nesër luhen të dyja ndeshjet:

KB Megasport – KB Llapi.

KB New Basket – KB Kaqaniku.

Ndeshjet luhen me sistemin, vajtje-ardhje. Ekipi që arrin dy fitore, kualifikohet në finale. Përderisa fituesi i finales, inkuadrohet në Ligën e parë direkt. Ndërsa finalisti, luan në Play Out me Vushtrrinë.

 

Komentet janë të mbyllura.