Basketboll

EKSKLUZIVE: YLLI STINORIN E RI, NË GARA EUROPIANE?

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadrën suharekase, Golden Eagle Ylli nga stinori i ardhshëm mund ta shohim në gara europiane.

Së paku kështu ka thënë, Presidenti i ekipit simpatik nga Theranda, Naim Berisha.

Në një bisedë të shkurtër për AsistiOnline, Berisha ka treguar planet e klubit që ai drejton, për stinorin e ri.

‘’Kur kam marrë drejtimin, si kryetar i klubit i kam premtuar ekipit, që brenda 2 viteve do të luajmë në finale të Play Off-it. Këtë besoj që do ta realizojmë, pastaj në finale nuk i dihet.

Sa i përket garave të Europës, gjithçka varet se si do ta përfundojmë stinorin sivjet. Mirëpo nuk e përjashtoj mundësinë të luajmë në gara europiane stinorin e ri’’, u shpreh Berisha.

Ylli stinorin e ri, mund të paraqitet në FIBA Europe Cup ose në FIBA Champions League.

Të kujtojmë se Ylli, në stinorin aktual të elitës së basketbollit tonë mbanë pozitën e dytë dhe sivjet po e kërkon titullin e kampionit.

Komentet janë të mbyllura.