Basketboll

LAJMI I FUNDIT: JA KUR KTHEHET DAMIR MULLAOMEROVIQI TE Z MOBILE PRISHTINA

Prishtinë (AsistiOnline)– Spekulimet për kthimin e Damir Mollaomeroviqit te Z Mobile Prishtina tashmë kanë marrur fund, pasi trajneri që bërë histori me “kaltërebardhët” gjatë ditës së nesërme do të rikthehet në Kosovë për ta vazhduar punën e kryetrajnerit të klubit kryeqytetas, mëson ekskluzivisht Asistionline.com.

Mullaomeroviqi për arsye personale ishte rikthyer në gjirin familjar, por ai do të rikthehet te Z Mobile Prishtina në prag të fillimit të Play Off-it. Kujtojmë që Mullaomeroviqi këtë sezonë arriti suksese të jashtëzakonshme me Z Mobile Prishtinën, duke shijuar edhe raundin e 16 skuadrave më të mira në FIBA Europe Cup, ndërsa fitoi edhe Kupën e Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.