Basketboll

VËLLAZNIMI PËRMBYS GJITHÇKA, MPOSHT DON BOSKON

Prishtinë (AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës e ka fituar me përmbysje të madhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të ”Play Off”-it të Ligës së parë ndaj Don Boskos.

Ekipi i udhëhequr nga Shkumbin Kumnova, ka shënuar fitore(70-54) të vështirë por shumë të rëndësishme ndaj Don Boskos së Valentin Spaçit në ”Shani Nushi”.

Pjesa e parë komplet i takoi ekipit mysafir nga Prishtina, i cili e nisi shumë mirë ndeshjen, duke i fituar të dy çerekët e parë të ndeshjes(14-19, 13-15).

Por, në pjesën e dytë Vëllaznimi hyri me fytyrë komplet ndryshe, fillimisht e fitoi çerekun e tretë bindshëm(22-9). Dhe krejt në fund, fitoren e vulosi në çerekun e katërt, kur e fitoi këtë periudhë(21-11).

Më të dalluarit në këtë triumf shumë të rëndësishëm sonte ishin, Taj Ridley me 19 pikë, Edmond Kryeziu me 18 pikë, Ardit Memqaj me 14 pikë si dhe Atik Koshi me 12 sosh.

Tek Dosko ranë në sy, vetëm Gent Shala me double, double(14pk, 15krc). si dhe Kreshnik Muçolli me 10 sosh.

Pas kësaj fitore, Vëllaznimi merr avantazhin në gjysmëfinale të ”Play Off”-it, 1-0. Dhe i duhet vetëm edhe një fitore për të kaluar në finale. Ndeshja kthyese zhvillohet në Prishtinë.

Komentet janë të mbyllura.