Basketboll

MËSOHEN 8-EKIPET E PLAY OFF-IT NË EUROLIGË

Prishtinë (AsistiOnline) – Janë mësuar 8 ekipet që do të luajnë në ”Play Off” të Euroligës, që është Top-Liga më e fortë e Basketbollit në Europë.

Për këto 8 vende, gjatë tërë stinorit është zhvilluar ”luftë” e rreptë nga ekipet. Dhe padyshim që gara e sivjetme, mund që të cilësohet si më interesantet e viteve të fundit.

Fenerbahçe si lidere, do të luajë kundër ekipit të fundit nga 8 ekipet e kualifikuara, pra Zalgirisit. Përderisa, CSKA-ja luan si e dyta kundër të shtatës, Baskonias.

Reali luan kundër Panathinaikosit si i treti kundër të gjashtës. Dhe Efesi si i katërti, do të luajë kundër Barcelonës si e pesta.

”Play Off”-i i sivjetmë, do të mbahet në Baskonia të Spanjës.

 

Komentet janë të mbyllura.