Basketboll

ZALGIRISI DOMINON REALIN, KUALIFIKOHET NË MADRID

Prishtinë (AsistiOnline) – Me një fitore si mysafir i Real Madridit në Spanjë, Zalgiris Kaunas ka kompletuar tetëshen e ekipeve që janë kualifikuar në ”Play Off” të Euroligës.

Ekipi lituanez ka mposhtur si mysafirë, Real Madridin e Pablo Lasos për tu kualifikuar në ”Play Off” sonte.

Amerikani Brandon Davies ishte fytyra kryesore në fitoren e lituanezëve sonte, që u ndihmua edhe nga Antanas Kavaliauskas me 10 pikë.

Përderisa tek Reali, nuk mjaftuan 22 pikët e Walter Tavaresit dhe 17 të Anthony Randolph.

Përkundër humbjes, Reali kualifikohet në ”Play Off” nga vendi i tretë. Ndërsa Zalgirisi do të luajë në ”Play Off” nga vendi i 8-të ku e pret Fenerbahçe.

Komentet janë të mbyllura.