Basketboll

OLYMPIACOSI MPOSHT DARUSSAFAKAN, POR MBETET JASHTË PLAY OFF-IT

Prishtinë (AsistiOnline) – Njëra ndër ekipet më të trofeshme në Euroligë, Olympiacosi përkundër fitores së sontme, sivjet ka mbetur jashtë ”Play Off”-it të garës për titull.

Ekipi grek sonte ka mposhtur lehtësisht(99-74) Darussafakën turke, por pa arritur që të kualifikohet në ”Play Off” të garës më prestigjioze në basketbollin europian.

Në bazë të periudhave të lojës(20-28, 25-16, 30-12, 24-18), fitorja ishte e lehtë për ekipin e David Blatt por që nuk kishte kurrfarë vlere. Sepse kualifikimi i tyre u mohua dje nga fitorja e Zalgirisit ndaj Real Madridit.

Në fitoren e vendasve sonte kontribuan, William Goss me 18 pikë, Nikola Milutinov e Zach Leday me nga 16 pikë, si dhe Briante Weber me 13 pikë.

Tek Darussafaka u dalluan, Berk Demir me 12 pikë, Jeremy Evans me 11 pikë, si dhe Stanton Kid me 10 pikë.

Komentet janë të mbyllura.