Basketboll

PLAY OFF-LIGA E PARË: NË VIKEND NDESHJET KTHYESE

Prishtinë (AsistiOnline) – Gjatë këtij vikendi, zhvillohen ndeshjet kthyese gjysmëfinale të ‘’Play Off’’-it të Ligës së parë.

Të shtunën me fillim nga ora, 14:30. Istogu i Fikret Shatrit e pret në Pejë, Feronikelin e Petrit Zeqirit. Seria aktuale është, 0-1 në të mirë të ekipit nga Drenasi, andaj me fitore eventuale ekipi i Niklit kualifikohet në finale. Ndërsa, Istogu me fitore eventuale e bartë ndeshjen finale në Drenas.

Në anën tjetër, të hënën mbrëma me fillim nga ora, 20:00. Don Bosko në kryeqytet e pret Vëllaznimin e Gjakovës. Serinë aktuale e udhëheq ekipi gjakovar, 0-1. Dhe me fitore eventuale kualifikohet në finale. Përderisa Don Bosko me fitore eventuale e bartë ndeshjen finale në Gjakovë.

Kjo ndeshje transmetohet në Platformën më ekskluzive në vend, ArtMotion.

Komentet janë të mbyllura.