Basketboll

RAHOVECI FITON DERBIN NDAJ PONTE PRIZRENIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Rahoveci e ka fituar derbin e ditës së sotme ndaj Ponte Prizrenit, në elitën e basketbollit tonë.

Mysafirët e drejtuar nga Bujar Loci, kanë fituar si mysafirë në Prizren ndaj Ponte Prizrenit(69-86).

Sfida nisi ngushtë, me Rahovecin që e mbylli çerekun e parë minimalisht(15-16), pastaj në çerekun e dytë, mysafirët e shfrytëzuan lojën e dobët të prizrenasve dhe arritën ta mbyllin pjesë lojën e parë me +11(36-47).

Epërsia e Rahovecit veçse u rrit edhe në çerekun e tretë(50-64). Përderisa në periudhën e fundit u vulos fitorja e ”vreshtarëve”.

Më të merituarit për fitoren e Rahovecit sonte ishin, Deshon Minnis me double, double(30pk, 13krc), Fred Richardson poashtu me double, double(16pk, 12krc), si dhe James Stanback me 15 pikë.

Tek Ponte u dalluan, Ergin Grosha me 20 pikë, Malcolm Canada me 19 sosh, si dhe Chrisopher Waller me 15 sosh.

Pas kësaj fitore, Rahoveci mbetet në pozitën e 3-të me 43 pikë. Përderisa Ponte Prizreni mbetet poashtu në pozitën e 4-të me 38 pikë.

Komentet janë të mbyllura.