Basketboll

VUSHTRRIA BASKET – BOREA, FINALJA E KUPËS U-16

Prishtinë (AsistiOnline) – Sot në palestrën e sapondërtuar “Mizahir Isma” në qytetin e Rahovecit janë zhvilluar gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 në konkurrencën e meshkujve.

Ekipi i Vushtrria Basket është skuadra e parë që e ka siguruar një vend në finale pas fitorës ndaj M Juniorit me rezultat 47:54, ndërsa në finale do të takohet me Borean, e cila triumfoi ndaj Kerasan Prishtinës me rezultat të ngushtë 65:68.

Finalja e Ligës U16 do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:00 në palestrën ‘’Mizahir Isma’’ në Rahovec.

Komentet janë të mbyllura.