Basketboll

BUDUCNOSTI ELEMINON CEDEVITËN, PLASOHET NË FINALE TË ABA LIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Ekipi malazez i Buducnostit ka arritur në finale të ABA-Ligës, pas fitores së sontme ndaj Cedevitës kroate.

Ekipi nga Podgorica ka arritur që me një lojë të fortë, si mysafir ta mposhtë ekipin kroat dhe të plasohet në finale ku e pret ekipi serb, Crvena Zvezda.

Më të dalluarit në fitoren e ekipit malazez ishin, Earl Clark me 19 pikë, Nemanja Gordic me 15 pikë, si dhe Goga Bitadze me 13 sosh.

Tek Cedevita më të mirët ishin, Justin Cobbs me 23 pikë, si dhe Jacob Pullen me 14 sosh.

 

 

Komentet janë të mbyllura.