Basketboll

SOT DY SFIDA NË SUPERLIGË, VËMENDJA KRYESORE NË KRYEQYTET

Prishtinë (AsistiOnline) – Sot vazhdon me dy ndeshjet e fundit në plan program, xhiro’ja e 26-të e Superligës së basketbollit tonë.

Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet. Ku lideri i renditjes tabelare, Prishtina e pret vendin e dytë, Golden Eagle Yllin. Ndeshje kjo që pritet të sjellë rivalitet të madh në parket, në mes të dy rivalëve kryesorë për titull sivjet. Ky takim nis në orën, 17:00.

Përderisa takim tejet interesant na pret edhe në Lipjan, ekipi me po të njëjtin emër i bën konak kampionit aktual, Bashkimit. Dhe edhe në këtë ndeshje nuk pritet të mungojë rivaliteti kundrejtë ekipeve. Ky takim nis në orën 19:00.

Të dyja takimet, transmetohen direkt në Platformën më atraktive në vend, që po bën revolucion në basketbollin tonë, ArtMotion. Përderisa, derbi Z Mobile Prishtina – Golden Eagle Ylli, transmetohet edhe në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.