Basketboll

SONTE SUPER-DUEL PËR PLAY OFF-IN E LIGËS SË PARË

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte me fillim nga ora, 19:00. Zhvillohet ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale të ”Play Off”-it të Ligës së parë.

Nikoqiri Don Bosko nga Prishtina e pret në kryeqytet, skuadrën gjakovare të Vëllaznimit. Ndeshje e cila mund të vendos finalistin e kësaj gare, në ”Play Off”.

Epërsinë e ndeshjeve e kanë mysafirët nga Gjakova, të cilët në javën e kaluar e mposhtën ekipin e Valentin Spaçit në Gjakovë. Dhe me fitore eventuale sonte, kualifikohen në finale atje ku i pret Feronikeli i Drenasit. Por, me fitore eventuale të Don Boskos, seria e fundit bartet përsëri në Gjakovë.

Kjo ndeshje, transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend. Që po bën revolucion në basketbollin kosovar, Art Motion.

Komentet janë të mbyllura.