Basketboll

KAMPIONI PËRBALLË JUNIORËVE TË BOREAS

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte në ”Sezai Surroi” të Prizrenit, kampioni aktual i Kosovës, Bashkimi pret Borean e Pejës.

Para sfidës që nis në orën, 19:00, vihen përballë dy skuadra me ambicie krejtësisht të kundërta.

Bashkimi si kampion aktual, kërkon që me fitore ta forcojë pozitën e 4-të, që i rrezikohet nga rivali lokal Ponte Prizreni. Përderisa, Borea me gjasa minimale për të mos thënë fare për fitore. Vetëm se po e vulos rënien në Ligën e parë.

Sfida transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion. Që me të vërtetë po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.