Basketboll

LIDERI SONTE SFIDOHET NË RAHOVEC

Prishtinë (AsistiOnline) – Ndeshja kryesore e ditës së sotme, në elitën e basketbollit kosovar është, Rahoveci – Z Mobile Prishtina.

Dy ekipe të cilat sivjet me të drejtë synojnë titullin e kampionit. Ndeshen në ”Mizahir Isma”, me objektiva të qarta. Rahoveci do të mundohet që me fitore eventuale, ti afrohet vendit të dytë që e mban Ylli. Përderisa, Prishtina kërkon fitore që ta ruaj epitetin e të pamposhturit në Ligë sivjet.

Kjo sfidë, nis në orën 19:00. Ndërsa transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë, që realisht po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.