Basketboll

TREPÇA ARRIN FITORE TË MADHE NË PRIZREN

Prishtinë (AsistiOnline) – Trepça e Mitrovicës ka shënuar fitore tejet të madhe në ”Sezai Surroi”, ndaj Ponte Prizrenit.

Ekipi xehtarë, ka mposhtur sonte si mysafirë, ekipin e promovuar sivjet në Superligë, Ponte Prizrenin.

Qysh në fillim kjo ndeshje nisi ngushtë, me Ponte Prizrenin që mbylli pjesën e parë minimalisht(21-20).  Përderisa kështu vazhdoi edhe çereku i dytë, me skuadrat që luanin kujdesshëm, por Ponte Prizreni vazhdoi minimalisht me epërsinë e pjesës së parë(41-40).

Në pjesën e dytë, Trepça u ngjall. Mitrovicasit me lojë të mirë në mbrojtje e sulm, arritën që ta thyenin Ponte Prizrenin e Arbnor Rifatit, duke e mbyllur çerekun e tretë +5(59-64). Krejtë në fund, megjithëse me mund të madh, Trepça arriti ta mbrojë rezultatin edhe në çerekun e fundit, duke realizuar fitore të merituar me shifrat, 79-97.

Për këtë fitore të madhe tek Trepça sonte spikatën, Samir Zekiqi me 30 pikë, Imer Tahiri me 17 pikë, Aaron Anderson me 14 pikë, si dhe Besnik Azemi me 11 sosh.

Tek Ponte Prizreni për fitore nuk mjaftuan, 15 pikët e Blendi Matoshit, por as 13 pikët e Brandon Sccotit e 12 sosh të Ergin Groshës.

Pas kësaj fitore të merituar, Trepça ia rrëmben pozitën e 5-të, Ponte Prizrenit që ka poashtu 39 pikë, por prizrenasit kanë koshaverazh më të dobët se mitrovicasit dhe zbresin në pozitën e 6-të.

Komentet janë të mbyllura.