Basketboll

YLLI SHKATËRRON LIPJANIN, BLINDON POZITËN E DYTË

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra therandase, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të thellë, por tërësisht të merituar ndaj Lipjanit sonte në ”13 Qershori” të Suharekës.

Ekipi i drejtuar nga Arben Krasniqi, ka dominuar në tërësi takimin ndaj lipjanasve të Gylktekin Selimit të cilët mund të thuhet, se sonte u dorëzuan qysh në çerekun e parë të ndeshjes, kur Ylli e mbylli me epërsi  +14(36-21). Në çerekun e dytë, loja e dobët e Lipjanit dhe rritja e tempos tek Ylli, mundësuan që suharekasit të krijojnë avantazh edhe më të madh, duke u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes, 64-39.

Loja e furishme e Yllit që shëndriti sonte, vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Djelmoshat e Arben Krasniqit, rritën epërsinë në +43 pikë(103-60). Krejtë në fund, çereku i katërt vetëm se konfirmoi fitoren e thellë të suharekasve sonte(134-81).

Për fitoren e thellë të Yllit sonte, kontribuesit kryesorë ishin, Egzon Kuçi me plotë 29 pikë(7-7 për tre pikë), Alban Veseli kontriboi me 21 pikë, përderisa Romelo Banks realizoi double, double(14pk, 13krc). Përderisa pikë dyshifërore arriti edhe edhe Clayton Everett që realizoi 15 pikë.

Tek Lipjani u dalluan, Michael Mitchell me 23 pikë, Arian Memeti me 18 pikë, Qëndrim Demi me 15 pikë, si dhe Musab Mala me 13 pikë.

Pas kësaj fitore, Ylli blindon pozitën e dytë me 46 pikë. Përderisa, Lipjani mbetet i 7-ti me 30 pikë.

Komentet janë të mbyllura.