Basketboll

MEGASPORTS FITON PAS VAZHDIMEVE, MERR AVANTAZHIN E SERISË FINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Megasports e ka fituar ndeshjen e parë finale të Ligës së dytë, ndaj rivalit lokal New Basket.

Ekipi i Edon Godenit ka shënuar fitore të ngushtë por shumë të vlefshme për synimin kryesorë që ka sivjet, inkuadrimin në Ligën e parë.

Në fakt, koha e rregullt e ndeshjes, mbaroi baraz, 58-58 dhe fituesi i këtij dueli u përcaktua pas vazhdimeve. Në fund, ekipi i Megasports ishte më i vëmendshëm dhe arriti fitore, 72-69.

Tashmë, Megasports ka avantazhin e serisë finale, 1-0 dhe i duhen edhe dy fitore për tu inkuadruar aty ku e ka synimin, Ligën e parë.

Komentet janë të mbyllura.