Basketboll

ISH-TRAJNERI I PRISHTINËS MATTHIAS ZOLLNER, FITON TROFE PRESTIGJIOZ ME EKIPIN HUNGAREZ

Prishtinë (AsistiOnline) – Tek Prishtina erdhi në fillim të këtij stinori, por aventura e tij nuk zgjati shumë për shkaqe ende të paqarta mirë. E trajneri gjerman, Matthias Zollner aftësitë e tij, si trajner po i shfaqë me shumë sukses në ekipin elitar hungarez, Kormend.

Zollner me ekipin e Kormendit ka arritur që të shpallen kampionë të kompeticionit, Alpe Adria Cup. Garë e cila mbledh ekipe tejet cilësore elitare nga Europa nga shtetet e forta në basketboll si: Kroacia, Polonia, Çekia, Austria, Hungaria, Sllovenia etj.

Ekipi i Zollner ka arritur ta mposhtë sot thellë, ekipin kroat Skrljevo, sepse ndeshjen e parë e kishte humbur(76-67). Por sonte arriti të fitojë me shifrat, 91-72 dhe të fitojë trofeun e kësaj gare prestigjioze.

Zollner edhe në Hungari është lider i Superligës, me ekipin e Kormend dhe shihet si favorit për  ta rrëmbyer titullin e kampionit atje.

Komentet janë të mbyllura.