Basketboll

FENERI E NIS ME FITORE, DEMOLON ZALGIRISIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Lideri i stinorit të rregullt në Euroligë, Fenerbahçe e ka nisur me fitore bindëse(76-43) ndaj Zalgiris Kaunas, ‘’Play Off’’-in e kësaj gare.

Ekipi i Obradoviqit, të gjithë çerekët e ndeshjes i përmbylli në epërsi(15-13, 23-8, 21-14, 17-8). Duke bërë që fare lehtë të arrijë tek fitorja e sontme. Madje kundërshtarin e sontëm e ndali në vetëm 43 pikë për gjatë tërë ndeshjes, gjë që ndodhë shumë, shumë rrallë për skuadrat e Superligës.

Në fitoren e Fenerbahçes sonte u dalluan, Nikola Kalinic me 16 pikë, Marko Guduric me 13 pikë, si dhe Erick Green me 12 sosh.

Tek Zalgirisi pikë dyshifrore arriti vetëm, Marius Grigonis 10 sosh.

Pas kësaj fitore, Fenerbahçe merr avantazhin e serisë së ‘’Play Off’’-it në Euroligë, ndaj Zalgirisit.

Komentet janë të mbyllura.