Basketboll

SONTE VAZHDON SERIA FINALE NË SUPERLIGËN E FEMRAVE

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte luhet ndeshja e dytë finale e ‘’Play Off’’-it në Superligën e femrave.

Prishtina në Sallën e Sporteve ‘’1 Tetori’’ e pret në ndeshjen kthyese, Bashkimin e Prizrenit. Me fitore eventuale Prishtina barazon serinë e ndeshjeve në 1-1, përderisa me fitore eventuale vashat prizrenase rrisin epërsinë në 2-0.

Ndeshja pritet të jetë shumë interesante, sepse të dyja ekipet janë shumë të motivuara në këtë takim, andaj çdo rezultat nuk është çudi në këtë sfidë.

Ky takim nis në orën 19:30, përderisa transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. Që me plotë kuptimin e fjalës po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.