Basketboll

SONTE VAZHDON NDESHJA, RAHOVECI – PONTE PRIZRENI

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e djeshme, ndeshja ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit, e vlefshme për ‘’Play Off’’-in e Superligës është ndërprerë.

Kjo ndeshje që nuk u luajt fare në pjesën e dytë, do të vazhdoj sonte. Pjesa e parë e ndeshjes kishte përfunduar 28-32, andaj nga ku ka mbetur aty do të rinisë, pra nga pjesa e dytë.

Kjo ndeshje ishte ndërprerë dje, për faktin se njërit nga koshat e sallës, iu ishte thyer tabela dhe renovimi i tij, ishte i pamundur dje.

Ndeshja nis në orën 19:00 dhe transmetimi i Art Motion, vazhdon aty ku ka mbetur.

Komentet janë të mbyllura.