Basketboll

PRISHTINA KTHEHET ME FITORE TË MADHE NGA PRIZRENI

Prishtinë (AsistiOnline) – Vashat kryeqytetase të Prishtinës kanë arritur fitore të madhe(77-79) por shumë të vështirë në udhëtim tek Bashkimi i Prizrenit, duke rrëmbyer serinë finale të ”Play Off”-it në 2-2.

Ekipi i Prishtinës, ka mposhtur sonte Bashkimin që nuk ishte fare në element duke rritur kështu gjasat për rikthimin e titullit të kampionit në kryeqytet.

Kjo ndeshje qysh në fillim nisi më mirë për ekipin prishtinas, që e mbylli çerekun e parë të ndeshjes 11-18. E në çerekun e dytë loja e dobët e Bashkimit bëri që Prishtina ta rritë avantazhin, duke e mbyllur pjesën e parë +15(26-41).

Në pjesën e dytë, konkretisht në çerekun e tretë, Bashkimi e zvogloi paksa epërsinë, duke e mbyllur këtë periudhë me vetëm -9(47-66). Ndërsa në çerekun e fundit, vashat prizrenase për pak sa nuk e bënë të pamundurën, duke e barazuar rezultatin 14 sekonda pa përfunduar ndeshja në 77-77. Por, Prishtina me dy gjuajtjet e lira të Tykyra Williams e fitoi dramën në Prizren dhe arriti fitore për të marrë avantazhin e serisë finale në 2-1.

Për fitoren e Prishtinës sonte, kontribuese kryesore ishte: Braean Farrar me 22 pikë, Tykyra Williams me 19 pikë e Saranda Daci me 18 sosh.

Tek Bashkimi nuk mjaftuan për fitore, Danisha Shaw që realizoi triple, double fenomenalë(33pk, 12krc, 11 ast), si dhe Mari Stewart që realizoi poashtu double, double(21pk, 14krc).

 

Komentet janë të mbyllura.