Basketboll

”MOTORI” I BASHKIMIT, ARRIN SHIFRA MAGJIKE NDAJ PRISHTINËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit sonte ka pësuar humbje nga Prishtina, në finalen e tretë të ”Play Off”-it të Superligës së Femrave.

Bashkimi i Prizrenit për pak sa nuk arriti senzacion, sepse 10 minuta para fundit, ishte në -19 por arriti që në fund të humbiste vetëm -2.

Lojtarja më meritore që arriti ta mbante Bashkimin sonte në lojë ishte, fundorja amerikane Danisha Shaw e cila bëri performancë bravoroze sonte në ”Sezai Surroi” të Prizrenit.

Shaw sonte për 40 minuta lojë efikase, realizoi TRIPLE-DOUBLE fenomenalë prej, 33 pikësh, 12 kërcimesh e 11 asistimesh. POR nuk mbaron me kaq, Shaw arriti edhe 2 vjedhje topash dhe 2 bllokada monstruoze, performancë e cila e bën atë padyshim lojtaren e ndeshjes.

Përkundër kësaj performance të hatashme të fundores amerikane, Bashkimi nuk arriti të fitojë në fund.

Komentet janë të mbyllura.