Basketboll

SUPER-RAHOVECI ME SUPER-FITORE, ARRIN NË GJYSMËFINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Para pak çastesh është mësuar edhe gjysmëfinalisti i katërt në ”Play Off”-in e Superligës së basketbollit kosovar.

Ekipi i Rahovecit, me fitore të lartë(84-65) ndaj Ponte Prizrenit para pak çastesh, ka kaluar në gjysmëfinale të ”Play Off”-it duke arritur sukses historik të klubit, tash aty e pret rivali i madh Golden Eagle Ylli nga Theranda.

”Vreshtarët” qysh në fillim të ndeshjes e diktuan ritmin e lojës më mirë dhe kjo bëri që ta mbyllin çerekun e parë 24-20. E në çerekun e dytë, loja e Rahovecit morri përmasa edhe më të mira, kundrejtë Ponte Prizrenit që sonte nuk ishin fare në performancën e zakonshme, kjo bëri që pjesa e parë të mbyllej me shifrat, 47-34.

Ritmi i lartë i ndeshjes, vazhdoi edhe në çerekun e tretë tek Rahoveci. Ndërsa, Ponte Prizreni assesi të gjente qetësinë e stabilitetin e lojë, ekipi i Bujar Locit këtë periudhë e mbylli 61-47. Dhe në çerekun e fundit ”vreshtarët” vetëm sa e konfirmuan fitoren e tyre të thellë 84-65.

Për këtë fitore të madhe sonte tek Rahoveci u dalluan, Fred Richardson me double, double(29pk, 11krc), Arian Qollaku me 19 pikë, Andrew Washington me 14 pikë, si dhe Deshon Minnis me double, double(13ast, 11krc).

Lojtarët me efikasitetin më të mirë tek Ponte Prizreni ishin, Malcolm Canada me double, double(16pk, 11krc), si dhe Elliot Cole e Blendi Matoshi me nga 13 pikë.

Pas kësaj fitore të ëmbël Rahoveci kualifikohet në gjysmëfinale të ”Play Off”-it të Superligës atje ku e pret Golden Eagle Ylli të martën. Ndërsa Ponte Prizreni e përfundon stinorin me këtë humbje.

Komentet janë të mbyllura.