Basketboll

SOT MËSOHET KAMPIONI I LIGËS SË DYTË

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e tretë dhe njëherazi e fundit finale, në ‘’Play Off’’-in e Ligës së dytë të meshkujve.

Në ‘’Sezai Surroi’’ Megasports në cilësinë e vendasit vihet përballë New Basketit, klube të cilat po e kërkojnë një vend në Ligën e parë për stinorin e ardhshëm.

Momentalisht seria aktuale e ndeshjeve është 1-1. Në ndeshjen e parë pati fituar ngushtë ekipi i Megasports 72-69. Përderisa, në ndeshjen e dytë, New Basket kishte demoluar kundërshtarin lokalë 78-53.

Kjo ndeshje luhet sonte, me fillim nga ora 19:00.

Komentet janë të mbyllura.