Basketboll

FENERI FITON NË LITUANI, RIKHEHET EPËRSIA E SERISË

Prishtinë (AsistiOnline) – Gjiganti turk, Fenerbahçe ka arritur të fitojë takimin e tretë të ”Play Off”-it në Euroligë si mysafirë i Zalgiris Kaunas.

Të përzgjedhurit e Zheljko Obradoviçit e panë veten në disavantazh pas çerekut të parë 19-16 që përfundoi në të mirë të vendasve. Por avantazhi i Zalgirisit, vazhdoi edhe më tutje edhe pse Feneri e fitoi çerekun e dytë 15-16(34-31).

Rikhimi i Fenerit u vërejt në çerekun e tretë, turqit nga Stambolli e fituan periudhën e parafundit me +6(46-49). Fitorja e ekipit nga Stambolli u vulos në çerekun e fundit, kur Feneri e fitoi edhe çerekun e katërt me +6 dhe në fund arriti fitore jo fortë të lehtë me shifrat 57-66.

Marko Guduric me 17 pikë e Jan Veseley me 10 sosh, ishin më të merituarit për këtë fitore të Fenerbahçes sonte.

Tek Zalgirisi vetëm Nate Wolters arriti pikëdyshifrore(15).

Pas kësaj fitore, Feneri rikthen avantazhin e serisë së ”Play Off”-it ndaj Zalgirisit 2-1. Edhe ndeshja e radhës zhvillohet në Lituani.

Komentet janë të mbyllura.