Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
RAHOVECI FITON NË MES TË THERANDËS, MERR AVANTAZHIN NDAJ YLLIT – AsistiOnline
Basketboll

RAHOVECI FITON NË MES TË THERANDËS, MERR AVANTAZHIN NDAJ YLLIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Në një super-duel të zhvilluar në Palestrën ”13 Qershori” në Therandë, Golden Eagle Ylli ka pësuar disfatë të papritur nga Rahoveci për ta humbur serinë e parë gjysmëfinale të ”Play Off’-it.

Rahovecasit kanë arritur fitore të madhe sonte 93-96, duke e rrëmbyer serinë e fitoreve në 0-1 ndaj Yllit që ka avantazhin e vendasit në ndeshjet gjysmëfinale. Dhe tash ”vreshtarët” e presin takimin e radhës më të qetë karshi Golden Eagle Yllit.

E gjithë ndeshja e sontme u karakterizua me rivalitet të thellë në parket, duke bërë që çereku i parë i ndeshjes të mbyllet ngushtë 28-26. Edhe çereku i dytë i ndeshjes vazhdoi të jetë i tillë, me Yllin që shënoi vetëm një pikë më shumë(24-23)52-49.

Loja e fortë e të dyja ekipeve vazhdoi edhe në çerekun e tretë, me Yllin që ishte më i vëmendshëm dhe rrëmbeu epërsinë +6(79-73). Ndërsa, rikthimi i madh i Rahovecit sonte, erdhi në çerekun e fundit, ”vreshtarët” këtë periodë e fituan me +9 pikë dallim dhe e mbyllën ndeshjen me fitore të madhe si mysafirë.

Vlen të ceket se në fund, ”Clayton Everett i Yllit pati rastin ta barazojë rezultatin e ndeshjes, por u tregua i pa saktë nga vija 6.75 për tre.

Për këtë super-fitore të Rahovecit sonte kontribuesit kryesorë ishin, Frederick Richardson me 25 pikë, Arian Qallaku me 22 pikë, Deshon Minnis me 21 pikë, si dhe Andrew Washington me 14 pikë.

Tek Ylli nuk mjaftuan për fitore sonte as, 33 pikët e Garrius Hollomanit, 22 të Clayton Everettit e 10 sosh të Bambale Osbyt.

Edhe ndeshja e ardhshme zhvillohet në Therandë.

 

Komentet janë të mbyllura.