Basketboll

VUSHTRRIA FITON NË PRIZREN, AFËR MBETJES NË LIGËN E PARË

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Vushtrrisë është afër mbetjes në Ligën e parë, pasiqë sonte ka realizuar fitore të madhe në Prizren ndaj Megasports.

Ekipi vushtrrias që stinorin e rregullt në Ligën e parë e mbylli në pozitën e parafundit, sonte mposhti ekipin prizrenas, Megasports 63-77 në ndeshjen e parë të ”Play Out”-it dhe kështu i afrohet mbetjes në këtë rang garash të basketbollit kosovar.

Ndeshja e kthimit zhvillohet nesër në Vushtrri me fillim nga ora 19:15. Përderisa Vushtrria edhe nëse humbë me 13 pikë diferencë mbetet në Ligën e parë. Ndërsa, Megasports vetëm ndonjë mrekulli do të mund ta ngjiste në Ligën e parë, pasiqë i duhet fitore me 15 pikë dallim, gjë që Vushtrria e zorshme që do ta lejojë.

Komentet janë të mbyllura.