Basketboll

YLLI PËR BARAZIM, RAHOVECI PËR 0-2

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale në kuadër të ‘’Play Off’’-it të Superligës së Basketbollit Kosovar.

Ndeshje që padyshim premton spektakël, është ajo në mes të, Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, që luhet në Palestrën simpatike ‘’13 Qershori’’ në Therandë.

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy ekipeve, që u luajtë të martën mbrëma, pati triumfuar Rahoveci në një finish dramatik 93-96. Dhe tashmë ka epërsinë e serisë 0-1. Përderisa edhe ndeshja e dytë zhvillohet në Therandë për faktin se klubi i Yllit e ka përparësinë e terenit vendas në këtë fazë. Ndërsa ekipi që arrin tre fitore kualifikohet në finale.

Ndeshja e sontme nis në ora 19:00. Përderisa transmetohet te vendi, në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. E cila po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.