Basketboll

BARAZOHET GJITHÇKA, BARÇA TRIUMFON NDAJ EFESIT

Prishtinë (AsistiOnline) Barcelona e ka mposhtur Anadolu Efesin për ta barazuar serinë çerekfinale të Euroligës ndaj tyre në 2-2.

Katalunasit kanë arritur një fitore të mundimshme por shumë të vlefshme në luftë për gjysmëfinale ndaj turqve nga Stambolli.

Ndeshja nisi më mirë për Efesin që e përmbylli çerekun e parë me +7 epërsi(15-22). Por në çerekun e dytë, Barça reagoi dhe shënoi plotë 21 pikë dhe pranoi vetëm 16, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej ngushtë 36-38.

Barcelona fitores së madhe sonte, iu afrua në çerekun e tretë kur realizoi  27 pikë dhe pranoi vetëm 12 sosh, duke e mbyllur çerekun e tretë 63-50. Dhe në çerekun e fundit, katalunasit arritën fitore tejet të vlefshme me shifrat 82-72.

Më efikasët në takimin e sontëm tek Barça ishin, Kyle Kuric me 19 pikë, Ante Tomic me 13 pikë, si dhe Chris Singleton e Kevin Seraphin me nga 12 sosh.

Tek Efesi u dalluan, Shane Larkin me 20 pikë e Krunoslav Simon me 17 sosh.

Me këtë triumf Barcelona barazon serinë çerekfinale ndaj Efesit në 2-2. Ndërsa ndeshja kryesore dhe e fundit ku përcaktohet gjysmëfinalisti i katërt i Euroligës zhvillohet në Stamboll.

 

Komentet janë të mbyllura.