Basketboll

BASHKIMI MIKPRITËS I PRISHTINËS NË GJYSMËFINALEN E TRETË

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e sotme luhet ndeshja e tretë gjysmëfinale e ‘’Play Off’’-it të Superligës së basketbollit kosovar.

Në ‘’Sezai Surroi’’ të Prizrenit, Bashkimi sonte i bën konak Prishtinës së kryeqytetit. Dy ekipe të cilat sot do ta kërkojnë fitoren.

Bashkimi kërkon që me fitore të sotme ta ngushtojë serinë gjysmëfinale në 1-2. Ndërsa Prishtina që ka avantazhin 2-0 nga ndeshjet e para, kërkon që sot ta përmbyllë dilemën e finalistit të sivjetmë.

Enigmën e fituesit të kësaj ndeshje e mësojmë sonte në mbrëmje.

Ndeshja nis në orën 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion e cila sivjet bëri revolucion me transmetime në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.